Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

0

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i pritur rezultatet.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një shkrimi në Facebook, transmton PrizrenPress.

Haskuka ka treguar se është njoftuar nga drejtori i Spitalit Rajonal se ky institucion ka nevojë për shtimin e numrit të shtretërve, si dhe të krijimit të hapësirave të pajisura me oksigjenoterapi dhe respiratorë.

Sipas publikimit të Haskukës, në Prizren janë gjithsej 93 raste aktive me coronavirus.

“Drejtori i QRSHP-së, z. Kryeziu bëri të ditur se aktualisht janë 93 raste aktive të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit, kurse ai i Spitalit Rajonal, z. Avdaj njoftoi se aktualisht në spital janë të hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë pozitivë, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i pritur rezultatet. Ai theksoi nevojën e shtimit të shtretërve, si dhe të krijimit të hapësirave të pajisura me oksigjenoterapi dhe respiratorë”, ka shkruar Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *