Prizrenit i ndahen 1620 vaksina anti-Covid

0

                           Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për pritjet, meqë sipas tij, ka nevojë për regjistrim. Gjithashtu ka shfaqur shpresën se do të ketë furnizime të reja me vaksina nga MSh-ja, meqë sasia aktuale është e mjaftueshme vetëm për 3-4 ditë.“Momentalisht ne mund të bëjmë deri në 500 vaksina në ditë. Me këtë sasi që kemi, faktikisht do t’i kemi 3-4 ditë furnizim. Por mirë është që ka interesim nga qytetarët…”, ka deklaruar Haskuka.Sot pasdite ka arritur në Prizren kontingjenti prej mbi 1 mijë e 600 vaksinave.Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, ka pohuar se numri i të moshuarve të interesuar për vaksinim është në kuadër të suazave normale dhe se për të shmangur tollovitë dhe për t’i respektuar masat kufizuese po aplikohet sistemi i terminëve.“Ne kemi bërë terminë, e kemi paraparë se sa vaksina mund t’i japim sot dhe të gjithë ata që nuk kanë mundësi dhe qasje për ditën e sotme, i kemi caktuar termin për ditën e nesërme dhe pasnesër”, ka deklaruar Elezkurtaj Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se për këtë qytet janë ndarë 1.620 vaksina.“Sapo na lajmëruan që për Prizren janë ndarë 1620 vaksina anti COVID-19 dhe besoj se pasdite sot do fillojmë vaksinimin e grupmoshave të parapara në projektin nacional për vaksinim. Numri vaksinave është shume i vogël, por shpresoj se brenda javës prapë na furnizojnë”, thënë Elezkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *