Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ngushllon familjen për vdekjen e Erdogan Celinës

             Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ngushllon familjen për vdekjen e Erdogan Celinës, me këtë rast ka shkruar .’’ Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit Prizrenas dhe Kosovar, Erdogan Celina.

Erdogani ishte më shumë se një futbollist; ai ishte simbol i një brezi të artë, një mesfushor i dalluar me vizion, qetësi dhe disiplinë shembullore në fushë.

Kontributi i tij në fanellat e klubeve si ‘’Trepça’’, ‘’Prishtina’’ dhe ‘’Liria’’ la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë. Si trajner dhe mentor, ai nuk formësoi vetëm lojtarë, por edhe njerëz të mirë, duke u dhënë zemër dhe drejtim brezave të rinj me dashurinë e tij të madhe për lojën. Përkushtimi, mençuria dhe mirësia e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e secilit që e njohu dhe pati fatin të bashkëpunojë me të.

Prehu në paqe, kampion’’ shkruan Totaj.