Çaste poetike me poeten ;Valbona R.Hadri

0

NËSE TI…

—————–

Nëse fshehesh pas fjalës së dhënë

dhe ndryshon qasjen

duke menduar se s’është kuptuar fjala e dhënë

Atëherë puno më shumë për ta kuptuar veten tënde

Nëse hyn në ëndrrat e tjetrit

me qëllimin e gjetjes së fajësisë së pa qenë

Ke shembur murin e lumturisë tuaj

Nëse ti nuk gjen mundësi për të shijuar

ëmbëlsinë e një dite gëzimi

ti do të kridhesh në vorbullën e kacafytjeve

me shumë të humbura

Nëse ti kërkon nga tjetri mbështetje

dhe arroganca të ka mbështjellur me krenari të rreme,mos harro se je hedhur në greminë

për t’i mbledhur farat e zezë nga të cilat u ngjize ti.

Fundi se sa ofrove në ruajtjen dhe përmbushjen e dashurisë e pashë.

Tani hapi sytë dhe shiko harrimin tënd

me krah engjëlli.

14.05.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *