Dr Kryeziu pohon se numri i të infektuarve ka shënuar rënie të konsideruar
Tani kur shifrat dhe lakorja e të infektuarve më coranavirues po shënon rënie të konsideruar lidhur me këtë sot, kemi bashkëbiseduar me Dr Fadil Kryeziun , drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Rajonit të Prizrenit, i cili me këtë rast për rtv Besa na njoftoi se gjendja aktuale është e saktë se ka shënuar rënie të rasteve, Ne si institut i kryejmë nga 50 teste në ditë dhe kemi pasur rënie të konsideruar, kurse sipas shënimeve tani raste aktive në Prizren i kemi gjithsej 63 raste, një raste në Suharekë, një rast në Dragash dhe 2 raste i kemi në Malishevë dhe asnjë rast në Mamushë,Mirëpo dr Fadili pohon se ne ende duhet të kemi kujdes të shtuar dhe duhet të jemi të kujdesshëm ,sepse shëndetin duhet ruajt,kurse ai me këtë rast ka bërë edhe një apel që tani Instituti ka filluar një hulumtimin ku po e bën lidhur me numrin a tyre se sa e kanë kaluar , dhe kërkon një përkrahje lidhur me këtë,Dr Fadili pohon se numri i vaksinuarve në Prizren nuk dihet ,sepse ka mundësi edhe jashtë Kosove të jenë vaksinuar qytetarët, por numri i ditur është ende i vogël tha ai.Kurse mesazhi i tij ishte se ende duhet kujdes pandemia ende është në mesin tonë,