Një i vdekur dhe 11 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Një i vdekur dhe 11 raste me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.Këto shifra kanë dalë nga gjithsej 3.291 mostra sa janë testuar gjithsej.

IKSHPK njofton edhe për 258 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç). Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *