Kosova nuk gjendet në formën e saj më të mirë. Dialogu pa presidentin e Kosovës,nuk mund të këtë sukses

0

                Bashkim Hoxha analist nga diaspora  për idenë e kyqejes së  PDK-së në  qeverinë  hoti pohon:-“ Mendoj se thirrjet që po lëshohen gjithandej për një  unitet politik të faktorit shqiptar në  rrethanat e një “momentumi të ri”  pas publikimit të aktakuzave në adresë të presidentit  si dhe liderit të opozitës,  përkatësisht ish liderëve të UÇK-së z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli,  në prag të rifillimit të dialogut  Kosovë-Serbi me ndermjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, janë thirrje thjeshtë e njerëzve të vullnetit të mirë. Në këto rrethana gjendemi në një situatë të paqartësive politike në rrafshin e raporteve Kosovë-bashkësi ndërkombëtare, dhe këtë duhet ta themi. Kosova nuk gjendet në formën e saj më të mirë. Dialogu pa presidentin e Kosovës, ish-liderin e luftës si dhe negociatorin kryesor të Kosovës qysh nga Rambujeja e tutje, besoj nuk jam i vetmi nëse  ndaj mendimin rreth një skenari konspiracionist që godet direkt procesin dialogues Kosovën, me synim prodhimin e handikapëve në dëmin tonë. . Për t’iu kthyer pyetjes suaj  se a do të duhej PDK të përfshihet në qeverinë Hoti.  Personalisht nuk mendoj se do të ndërtoheshin rrethana më të favorshme të procesit në qoftë se PDK futet në kombinatorika  të tilla. Pa dashur  të bëj tani “këshilltarin” e garniturave qeverisëse. Nuk përshkohem prej ndonjë entuziazmi  të një qeverie Hoti duke ja bashkangjitur PDK-në gjatë rrugës sa për ta mbajtur në këmbë atë (qeverinë). Gjë që do ta kishim një përbërje eklektike që do të shërbente sa për fasadë në sytë e opinionit. Po deshën këta burra dhe gra qeveritare si dhe ato opozitare askush nuk i ndalon të bëhen unik, pozitë dhe opozitë,  rreth çështjeve të mëdha të vendit.”/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *