Unifikimi për dialogun, në duart e Kurtit

0

Partitë politike opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se e mbështesin procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por sipas tyre, unifikimi i spektrit politik në Kosovë lidhur me dialogu varet nga Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti.Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, javën që shkoi nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për partitë opozitare, për takime veç e veç, për të folur, siç ka thënë ai, në “shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje në interes të Kosovës”.Kurti nuk e kishte cekur se për çka do të bisedohet, mirëpo opozita kishte vlerësuar si nismë të Kurtit për të folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.

Hoxhaj: Qeveria të ketë qëndrim të qartë për dialogun

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk i është përgjigjur ftesës së kryeministrit, Albin Kurti për takim, për shkak se nuk kishte precizuar se për çfarë do të bisedohej në atë takim.

“Nuk ka qenë preciz se për çfarë e kërkoi takimin. Kjo është e para. Ndërkaq, së dyti, ne mendojmë që qeveria duhet të ketë qëndrim të qartë për çështjen e dialogut, të ketë ndonjë platformë, të dijë qëllimin e dialogut dhe se çfarë pret qeveria nga dialogu. Pa këto, nuk ka kuptim që të takohem me Kurtin vetëm sa për të pasur një fotografi të përbashkët”, tha Hoxhaj.Ai theksoi që çështja e konsensusit politik varet ekskluzivisht nga qeveria dhe shtoi se “ne mund të bisedojmë me përfaqësuesit e qeverisë rreth dialogut vetëm brenda kuvendit”, duke shtuar që procesi i dialogut me Serbinë është përgjegjësi vetëm e Qeverisë së Kosovës.

LDK-ja do ta mbikëqyrë dialogun

Teuta Sahatqija, anëtare e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për Radio Evropa e Lirë se lidhur me dialogun me Serbinë, duhet të kihen parasysh rezolutat të cilat Kuvendi i Kosovës i ka paraqitur, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cili e përcakton në mënyrë të qartë rolin udhëheqës të qeverisë në dialog.Por, sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë në vazhdimësi konstruktive sa i përket çështjes së dialogut, dhe në këtë frymë është zhvilluar edhe takimi që javën e kaluar e ka pasur kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me kryeministrin Kurti.Siç thotë Sahatqija, Abdixhiku ia paraqitur kryeministrit Kurti një “letër të pozicionit”, në të cilën tregohen qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për sa i përket dialogut me Serbinë. Në këtë “letër pozicioni”, sipas saj, është kërkuar që të mos cenohet shtetësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës, si dhe kërkohet prezenca më e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.Por, sa i përket unifikimit të spektrit politik lidhur me dialogun, sipas saj, e gjitha do të varet nga pozicionimi i kryeministrit Kurti përballë këtij procesi. “Për unifikim nevojitet unifikimi i kryeministrit Kurti edhe i Lëvizjes Vetëvendosje, sepse qasja e partive tjera asnjëherë nuk ka qenë kundër dialogut. Ndërsa LDK-ja është parti parlamentare, parti opozitare, parti e cila e ka të qartë rolin e vet. Do ta ketë rolin e fuqishëm në mbikëqyrje të dialogut, në kërkesa ndaj kryeministrit për raportime. Ndërkaq, pozicionin tonë e kemi edhe në formë të shkruar, të dorëzuar te kryeministri”, theksoi Sahatqija.

AAK-ja: I kemi dhënë sugjerimet tona

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se marrë parasysh rëndësinë e dialogut, kjo parti i ka dhënë përkrahje dialogut dhe i ka dhënë sugjerimet e veta për qeverinë, të cilat lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka dërguar qeverisë përmes një letre. Sipas tij, procesi i dialogut nuk duhet të zhvlerësohet, por që përmes këtij procesi, të mbrohen interesat e Kosovës.“Qasja ka qenë pozitive sa i përket diskutimeve për dialogun. Por, kjo do të varet nga qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sepse përgjegjësinë kryesore e ka qeveria. Ndërsa, partitë politike dhe liderët institucionalë duhet të jenë bashkëpunues në këtë drejtim, në mënyrë që Kosova të ketë platformën e saj, të ketë një agjendë të saktë të bisedimeve dhe po ashtu të rezultojë me një angazhim , i cili ka rezultat”, theksoi Isufi.REL i ka dërguar pyetje Qeverisë së Kosovës se a ka arritur që të unifikojë pozitën e Kosovës për dialogun dhe sa a është e gatshme për fazën e ardhshme të këtij procesi. Por, deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.Përgjigje nga qeveria nuk ka pasur as në pyetjen se a mund të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën, më 29 maj, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë pranimin e pavarësisë së Kosovës pavarësisht nga presionet, të cilat, siç ka thënë ai, do të jenë të mëdha para dhe pas vazhdimit të dialogut.

Krasniqi: Njohja e Kosovës, thelbi i procesit

Jeta Krasniqi nga Institutit Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbajti konsultime me partitë e opozitës për çështjen e dialogut dhe pas takimeve u konkludua se “duhet kohë që procesi i dialogut të ecë përpara”. Ajo shtoi se mbetet të shihet se në cilin drejtim do të vazhdojë dialogu, marrë parasysh që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai kurrë nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.Tashmë, siç thotë ajo, nuk është e qartë se për çfarë do të diskutojnë të dy palët.“Ky (njohja e Kosovës) është thelbi i këtij procesi, sepse që nga fillimi nuk dihej se çfarë do të arrihej. Nga ana tjetër, ne kemi BE-në, e cila nuk ka thënë publikisht se ky është proces për njohjen reciproke. Pra, kur Vuçiq thotë se nuk është i gatshëm ta nënshkruajë njohjen, atëherë lind pyetja se për çfarë po negociojnë palët. Kosova e ka statusin e zgjidhur dhe për këtë nuk ka se për çfarë të negociojë me Serbinë. Kështu që ajo për të cilën duhet të bisedohet është marrëveshja që nënkupton njohjen e ndërsjellë”, theksoi Krasniqi.

Janjiq: Deklarata për manipulimin e marrëdhënieve të brendshme politike

Add New Post

about:blankChange block type or styleChange text alignmentAdd titleUnifikimi për dialogun, në duart e Kurtit

Duke e komentuar deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike thekson që “gjithmonë ekziston një lloj i politikanëve, që aktualisht janë Kurti dhe Vuçiq, të cilët qëllimin përfundimtar e potencojnë si diçka që duhet menjëherë ta zgjidhin”.“Pranimi-mospranimi është qëllimi përfundimtar. Se a do ta nënshkruajë apo nuk do ta nënshkruajë dikush, është jorelevante, sepse kjo vjen në fund të procesit. Por, kjo është shumë e përshtatshme për manipulimin e marrëdhënieve të brendshme politike”, tha Janjiq.Ai konstaton se pranimi i Kosovës nga Serbia gjithsesi që është një nga temat e dialogut, por siç thekson ai, vetëm me zgjidhjen e statusit nuk do të arrihet deri te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Kjo është krizë rreth kontrollit të territorit, të resurseve dhe vetëm më pas shtrohet pyetja e pranimit, mospranimit dhe çështja e kufijve. Por, është e qartë se ata vendosin menjëherë çështjet përfundimtare në rendin e ditës. Aktrojnë para njerëzve të tyre ata që nuk dorëzohen. Ato qëllime përfundimtare duhet t’i largojnë deri sa të vijnë në radhë. Çfarë do të jetë pranim? Ajo që do të jetë rezyme e të gjithë dialogut. Ndërkaq, ata as që i kanë prekur temat e pretendimeve të ndërsjella. Nuk e kanë prekur as çështjen e formësimit të gjithë mekanizmit të pozitës së komunitetit serb, nuk e kanë prekur çështjen për paraqitjet e përbashkëta në ekonomi e kështu me radhë ”, shprehet Janjiq dhe shton se ai është i befasuar që ndërmjetësuesit në dialog marrin pjesë në politizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.Liderët e partive politike në Kosovë, kanë kërkuar që në procesin e dialogut Kosovë Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të ketë prezencë të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Të hënën, në Kosovë është duke qëndruar Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dëgjuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët po zhvillojnë takime me liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës.Krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Don’t Show Featured Image in Open PostDon’t Show

PostLayoutHeading

Post TitleShow
Sharing BoxShow
About Author BoxShow
More Posts Box
‘Read More’ Buttons Text
Enter the ‘Read More’ button text that should be used in you blog shortcode

The sharing for your Social Web Suite account is paused so nothing will be shared.

Your trial or subscription has expired on Social Web Suite. Please login into your Social Web Suite account and renew your subscription.

sws-logo

Customize your settings

Any changes to the following settings will override the general site settings for this post.

Select a social profile you want to share this post to:

facebook QendraPress

Share should include the Featured Image (if set) Default Skip Include Use #hashtags?
Please note: To use hashtags make sure that the message format (below), if set to override default format from site settings, is configured to include {hashtags}. Use the default settings Don’t use #hashtags Use categories as #hashtags Use tags as #hashtags Use the custom #hashtags Customize the message format
Allowed tags: {title }{url }{hashtags }{excerpt }
Note: Leave blank to use the default format. Use custom message templates instead of the post title to be shared on social media: Use custom message templates URL to use for links, attachments and %MYURL%:  Shorten URL     Auto – Post URL will be used

Autopost to ….

[Select All Accounts][Unselect All Accounts][Expand All Accounts][Collapse All Accounts][Show Only Selected][Show All Accounts] VisibilityPublishPost FormatStick to the top of the blog

Duke e komentuar deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike thekson që “gjithmonë ekziston një lloj i politikanëve, që aktualisht janë Kurti dhe Vuçiq, të cilët qëllimin përfundimtar e potencojnë si diçka që duhet menjëherë ta zgjidhin”.“Pranimi-mospranimi është qëllimi përfundimtar. Se a do ta nënshkruajë apo nuk do ta nënshkruajë dikush, është jorelevante, sepse kjo vjen në fund të procesit. Por, kjo është shumë e përshtatshme për manipulimin e marrëdhënieve të brendshme politike”, tha Janjiq.Ai konstaton se pranimi i Kosovës nga Serbia gjithsesi që është një nga temat e dialogut, por siç thekson ai, vetëm me zgjidhjen e statusit nuk do të arrihet deri te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Kjo është krizë rreth kontrollit të territorit, të resurseve dhe vetëm më pas shtrohet pyetja e pranimit, mospranimit dhe çështja e kufijve. Por, është e qartë se ata vendosin menjëherë çështjet përfundimtare në rendin e ditës. Aktrojnë para njerëzve të tyre ata që nuk dorëzohen. Ato qëllime përfundimtare duhet t’i largojnë deri sa të vijnë në radhë. Çfarë do të jetë pranim? Ajo që do të jetë rezyme e të gjithë dialogut. Ndërkaq, ata as që i kanë prekur temat e pretendimeve të ndërsjella. Nuk e kanë prekur as çështjen e formësimit të gjithë mekanizmit të pozitës së komunitetit serb, nuk e kanë prekur çështjen për paraqitjet e përbashkëta në ekonomi e kështu me radhë ”, shprehet Janjiq dhe shton se ai është i befasuar që ndërmjetësuesit në dialog marrin pjesë në politizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.Liderët e partive politike në Kosovë, kanë kërkuar që në procesin e dialogut Kosovë Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të ketë prezencë të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Të hënën, në Kosovë është duke qëndruar Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe i dëgjuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilët po zhvillojnë takime me liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës.Krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Vizita e përbashkët e Lajçakut me Palmerin në Kosovë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *