Dënimi i kriminelit Mlladiç duhet të jetë viza morale botës demokratike- Shkruan;Kastriot Fregni

0

                Kur  dënimi meritor i jepet “Kasapit ë Ballkanit”, Ratko Mladiq  në Tribunalin e Hagës me burg të përjetshëm. ‘’Gjykatësit konstatuan se ish-komandanti i forcave serbe është përgjegjës për veprat më të rënda gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë. Ratko Mladiq, është fajtor për gjenocid në Srebrenicë dhe për krime të tjera që janë bërë në Bosnje-Hercegovinë. Trupi gjykues në Tribunalin e Hagës, në procesin e fundit që po zhvillohet atje, ishte i bindur me argumentet e prokurorisë dhe vendosi që ish-komandandi i forcave serbe në Bosnje – Hercegovinë të mbetet në burg të përjetshëm. Udhëheqësi i trupit gjykues, Alfons Ori, kontatoi se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve të atjeshëm. Qëllimi i të akuzuarit ishte ndarja e burrave nga femrat dhe ekzekutimi i tyre, deportimi i popullatës tjetër dhe spastrimi nga myslimanët. Mladiqi ka dhënë urdhëra konkrete në lidhje me krimet dhe gjenocidin në Srebrenicë.’’shkruan mediat.

            Mirëpo, tani mbi botën demokratike  është edhe  pyetja  tjetër  pse  serbët dhe ata që vranë  kaq  shumë shqiptarë  nuk marrin  dënimin meritor, ende jemi dëshmitar se  në Serbi shëtisin ata vrasës që në  Kosovë  vranë  fëmijë, nëna plaka , vranë  pleq  të gjithë civil, e kemi rastin eklatantë në Prizren në lagjen ‘’Tusuz’’ kur edhe  invalidët në  karrocë të pa lëvizshëm  u  vranë e pastaj u dogj në zjarrin e shtëpive  që iu vu zjarri nga serbët që   edhe  dihen me emra mbiemra, Kjo  po tregonte  tani bota duhet ti kthej sytë  ka Kosova  e të shoh se  kjo tokë  e  meriton kujdesin ndërkombëtar e mos të   ketë  pazare për  territorin  Kosovës  se  vërtetë  është  gjë e  tmerrshme, Jemi dëshmitar se çdo ditë tani vdesin  veteranët e luftës  e jo bëhet se ata  kanë strese  e mbi të  gjithë shumica  syresh e kanë edhe stresin  mbijetesës, Prandaj  edhe në këtë drejtim bota  duhet të  mendojë e mos të ngarkojë  edhe më shumë situatën  duke i mbajtur pa asnjë dëshmi  çlirimtarët  e Kosovë  dhe ata që  i mbrojnë  të  pa mbrojtur nga  ajo  ushtri e paramilitar vrastar serbë. Bota e ka  radhën të  mendojë e të veprojë   sepse drejtësia  i përket shqiptarëve e  krimet  botërisht dihet i bënë serbët. Prandaj,  është rasti dhe treni i fundit që  mes  shqiptarëve dhe serbëve duhet të vihet një  vijë ndarëse  si kombe , sepse jemi duke  pa  realitetin  e vrastarëve  serbë që bënë mbi populli e pafajshëm shqiptar   /qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *