E diela me poeten; Rudina Muharremi Beja
Fjalë…
___________________-
Të cungëtat fjalë,
Prej zgavrës shpirtit
po dun me dalë
prej palcës eshtrës
tërhiqen zvarrë
të cungëtat fjalë!
Që nëpër sita hedhin valle,
kangjella t’hekurta, përballë
Të cungëtat fjalë!
Të vdekurin e ngrenë nga varrë,
të gjallin e lënë të vrarë
Të cungëtat fjalë…!
& & &
Nga:”Lutje lulesh”