“Krimineli dënohet me burgim të përjetshëm”, mediat boshnjake i gëzohen dënimit të Mlladiqit
Mediat boshnjake kanë raportuar në kohë reale për seancën gjyqësore ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Atij iu konfirmua dënimi i shkallës së parë me burgim të përjetshëm pasi u gjet fajtor për gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasje, shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbimi akte çnjerëzore të zhvendosjes së detyruar, terrorizëm, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrjen e pengjeve.“Ai është fajtor”, është mbishkrimi i mediave kryesore boshnjake mbi fotografinë e kriminelit Mlladiq, duke raportuar për konfirmimin e dënimit të tij, shkruan Gazeta Express.“Krimineli i luftës Ratko Mlladiqç u dënua me burgim të përjetshëm”, është titulli i gazetës më të madhe boshnjake.Një prej portaleve më të klikuar në Bosnje, “Klix, gjithashtu ka raportuar për dënimin e Mlladiqit.