Ekspozita ‘’Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?” një nga dëshmitë që nuk duhet harruar.
Festa e e 143 Vjetorit të LSHP sot ka madhëruar edhe ekspozita e organizuar nga UBT dhe përgatitur nga autori prof.dr. Salih Krasniqi, me temë: “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?” e cila është hapur në Shtëpinë e Jahir Efendi Hasanit në rrugën ‘’Saraçëve’’ . Kjo ekspozitë përmes fotografive, shpalosë argumentet për tmerrin që mjekët, policët, ushtarët, paramilitarët serb, kanë bërë mbi pacientët shqiptarë. Duek i quajtur ata ‘’terroristë ‘’ gjatë trajtimit të tyre në spitalin e Prishtinës, Fillimisht për këtë ekspozitë ka folur Kryetari i komunës Mytaher Haskuka i cili nga se vetëm duke dëshmuar para botës mundem të bindim botën për ,krimet e bëra na Kosovë e po ashtu nëse këto i harrojmë atëherë na harrojmë e dhe historia tha Haskuka dhe falënderoi autorin por edhe drejtori Islam Thaçi që ka ndihmua që kjo ekspozitë të jetë sot në këtë event kaq të rëndësishëm.
Drejtori Islam Thaçi me këtë rast pasi që ishte njëri nga personat e kësaj ekspozite falënderoi punën e palodhur të madhit dr Sali Krasniqi, por pasi që ai ishte njëri nga ata zënit rob e pastaj i burgosur politike në luftë, nuk arriti të përfundojë fjalën e tij për shkak të emocioneve dhe rikujtimeve të egra që kishte pësuar i emocionuar me lot e përqafoi dr Krasniqin dhe uroi që kjo ekspozitë të kuptohet nga të rinjtë
Për ekspozitën pastaj folën edhe prof dr, Ismet Salihu ku dhe uruar së pari doktor Krasniqin dhe të drejtat që duhet të kërkohen për të drejtat e krimeve.Kurse Nysret Pllana tha se vetëm 1432 raste e fëmijëve po ti kishin ngritur para botës do të kishim kthe vëmendjen e botës ka Kosova , i kërkoi që sa më parë të ngritet obilesku që të kujtohen këta fëmijë, Së fundi prof dr Sali Krasniqi ka falënderuar të pranishmit dh për shkak të tashmë të ditura ai tha nuk dua të flas më shumë, por flasin fakt e ekspozitës
Në këtë ekspozitë, u shpalosën për publikun e gjerë statistika të pacientëve shqiptarë, të cilat janë mbledhur nga autori, prof.dr. Salih Krasniqi, nga arkivi i Qendrës Klinike Universitare të cilët janë keqtrajtuar ne spitalin e Prishtinës Kosovës.