Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

Rrugëve të botës, ngelëm të malluar

———————————————–

Të etur rrugëve të botës

të përmalluar për vatan.

Nuk dimë ku fajin ta kërkojmë,

nuk dimë sa kohë zemrat do qajnë.

Një mall që ngelet i patretur,

një pjesë të zemrës e ka tymosur,

sa kohë ajo të marr frymë

shpirti do jetë veç i brengosur.

Një zjarr i fort që na kanoset

një ndjenjë e fort digjet në të.

Dhe ne vazhdojmë të njëjtën rrugë,

dhe prapë nuk bëjmë” ne”dot asgjë.

/QendraPress/