Haradinaj nuk ndalet, e quan Kurtin primitiv pas takimit me Vuçiqin

0

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat për kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në dialogun me Serbinë. Ai e ka quajtur primitiv Kurtin derisa e ka ftuar në parlament për të përgatitur dokumentet e duhura për bisedat me Aleksandar Vuçiqin.“Unë i bëj thirrje Kurtit që të vie në parlament të përgatisim ne një dokument të asaj se çka pret Kosova në dialog. Që fillon me pikën tre të tij ose me pikën 10 të marrëveshjes së Uashingtonit e mbetur, e theksuar në letrën e presidentit Biden”, tha Haradinaj.“Pastaj nënpikat. Jo të jetë në një dokument horizontal e treta në radhë çështja e njohjes reciproke”, shtoi ai.“Qasja ka qenë e gabuar dhe folklori…, pastaj kur del në deklarime është shumë primitiv. Nuk është Kosova aq e padijshme aq pa njerëz sa mos me ditë me kuptu që ti je ka i jep kohë procesit të dialogut, je ka i jep kohë Serbisë e vetës me negocu gjëra pa rëndësi”, theksoi Haradinaj.“I ka dhënë shumë kohë negocimit të një CEFTA të një marrëveshje mos me sulmu njëri-tjetrin kur dihet se ne jemi përgjegjësi e NATO’s që s’guxon me na sulmu Serbia edhe për mos me të sulmu Serbia ti kërkon njohjen sepse duke marrë njohjen hyn më shpejt në NATO. Ndërsa duke u vonu, duke mos e marrë njohjen edhe nëse merr një marrëveshje mos me të sulmu Serbia na nuk bëhemi shpejt anëtar i NATO’s edhe kësisoj rreziku me të sulmu Serbia çdo herë është potencial”, përfundoi i pari i AAK-së për rtv21.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të kundërta në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel. Në takim e tyre të parë në këtë proces, Kurti tha se i ka disa propozime që çojnë përpara dialogun, ndërkohë që presidenti serb, Vuçiq, tha se delegacioni kosovar kishte shkuar që të mos pajtoheshin për asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *