Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale dhe populiste

0

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte një dështim i madh i llojit të vet, pa platformë, pa vizion, pa strategji. Hoxhaj në një intervistë në emisionin për Telegrafin ka folur edhe për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ si dhe për zgjedhjet në PDK-së dhe zgjedhjet lokale. “Takimi i djeshëm nuk ka qenë asgjë tjetër veçse tubim elektoral, e jo përfaqësim shtetëror”, tha Hoxhaj.Sipas Hoxhajt “Takimi ka qenë një dështim i llojit të vet, një performancë elektorale në stilin e tij populist, dhe nuk i shërben interesave të Kosovës. Unë mendoj që dje ka qenë një dështim i madh”.Ai u shpreh se qytetarët duhet ta kuptojnë që në një kontekst më afatgjatë, sipas tij me qëndrimin e mbajtur në këtë takim, Kurti e ka betonuar konfliktin e ngrirë.“Unë mendoj se me qasjen e djeshme është betonuar konflikti i ngrirë, statusquo-ja dhe kjo nuk është në interes të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se kjo i dëmton interesat strategjike të tyre”, u theksoi Hoxhaj.

Sipas tij, dje Kurti është prezantuar pa vizion, pa strategji e pa platformë.

“Ato katër pikat e tij janë një radhitje e çoroditur e pritjeve të Kosovës, janë probleme reale të Kosovës. Por, mendoj që njohja e ndërsjellët, anëtarësimi i Kosovës në OKB është pikënisja dhe pikëmbarimi e cila i zgjedh të gjitha problemet e tjera dhe unë kam prit që në një takim të tillë, z.Kurti të shkon i përgatitur politikisht, përmbajtësish dhe në rrafshin diplomatik, asnjëra nga këto nuk ka ndodh”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj i PDK-së, u shpreh se pika e parë e propozuar nga Kurti në Bruksel është hajgare.

“Për shembull pika e parë, ajo është hajgare. Ka mund të merret edhe farë amandamenti të marrëveshjes së Kiotos. Mendoj se këto janë aranzhime që tejkalojnë kapacitetet e Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *