Haskuka- Prizreni, ka traditë të prodhimtarisë, andaj falënderoj bizneset që po e vazhdojnë këtë traditën
Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka,së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi vizituan bizneset në afërsi të fshatit Sërbicë, të cilët kanë bërë investime të rëndësishme për komunën tonë. Me këtë rast i pari i komunës Haskuka tha ‘’Jam shumë i gëzuar që Prizreni ka biznese të tilla të suksesshme, të cilët merren me prodhimtari dhe këto prodhime i eksportojnë në shtetet e rajonit. Duke parë nga afër punët kualitative të këtyre ndërmarrjeve, “FE-Plast” që prodhon roleta e dyer të garazhës, “Grafika” që prodhon materiale për reklama dhe “SEM-pro” që prodhon profile të ndryshme plastike, si kryetar i Komunës, kam shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetjen e tyre. Me këtë rast, bazuar në kërkesën e bizneseve, së shpejti do të fillojmë me rregullimin e infrastrukturës rrugore të kësaj zone.
Prizreni ka traditë të prodhimtarisë, andaj falënderoj bizneset që po e vazhdojnë këtë traditë dhe po ndihmojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Mbështetja jonë për ta do të vazhdojë gjithmonë!’’ ka shkruar Haskuka. Kurse falënderime kanë bërë edhe vet[ pronarët e bizneseve. Kurse me këtë rast Drejtori Krasniqi ka premtuar për këto biznese të bëjë infrastrukturë nëntokësore si dhe asfaltimin e rrugës për këto biznese./qendrapress.com/