Vendim absurd dhe i ndikuar politikisht.-Shkruan: Bashkim Hoxhaj, analistë politik

0

Zonjën Valdete Daka nuk e njoh personalisht, po me sa e kam përcjellë ajo ka qenë në nivel të detyrës, korrekte dhe një menaxhere e mirë e KQZ-së në veçanti e zgjedhjeve në përgjithësi. Vendimi i presidentes Osmani për shkarkimin e drejtueses së KQZ-së s’është as më shumë e as më pak sesa pjesë e fushatës së shkarkimeve të ndërmarra nga qeveria Kurti për t’u zëvendësuar pastaj me besnikët e partisë. Fushata për denigrimin e Valdete Dakës ka filluar qysh gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit të votave. E gjithë ajo propagandë e mirëorganizuar dhe mirëorkestruar me siguri nuk është ndërmarrë sa për të bërë zhurmuesin e çastit në një moment të caktuar si pasojë e pakënaqësive në lidhje me mënyrën e sjelljeve të saj. Caku i një organizmi të fushatës që përmenda zigurisht që dihej. Shkarkimi një ditë do të ndodhte. Si ta kuptojmë ndryshe ? Cila është baza e shkarkimit ? Kush janë shkeljet që ka kryer zonja Daka ? Unë si qytetarë i këtij vendi nuk e dijë. Në të tilla situatash e vështirë të nxirret ndonjë konkluzion mbi bazën e një analize mirëfilli përpos asaj që mund të thuhet: kemi të bëjmë me përpjekje për instalimin e një regjimi. Me fjalë të tjera këto ndërmarrje quhen “tirani e shumicës” Qofsha i gabuar, e rëndë kjo për t’u thënë, mirëpo konstlacionet e krijuara mbi bazën e një skenari politik çojnë vetvetiu në të tilla gjykime. Sidoqoftë kjo çështje mund të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese, natyrisht nëse ajo lihet e lirë për ta dhënë opinionin jashtë etheve të shtrëngimeve apo “përshëndetjeve politike” Juristët me përvojë mendoj unë duhet të jenë më aktiv në sqarimin e opinionit publik nëse Gjykata Kushtetuese hesht në të tilla raste apo e ka tagrin të vihet në lëvizje./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *