“Marrëveshja e Washingtonit është jolegjitime”, Haradinaj: Qeveria Kurti po rrezikon partneriterin me Amerikën

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta hedh poshtë deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili një ditë më parë tha se marrëveshja e nënshkruar në Washinton me palën serbe është jolegjitime.Në të kundërtën, sipas Haradinajt, “Kurti merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën”.“Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar më 4 shtator 2020 marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *