E diela poetike me poeten;Mimoza Eliona Osmani

0

Puthjet e mia.

———————

Ti s’i harron puthjet e mia,

E mban mend!?… dimër qe atëherë…

Na mbajti nxehtë zjarrë dashuria,

Mes gjoksit tënd, vlonte verë.

Ti nuk e prisje ,se do të vija,

si lule shkurti ,buzë pranverë,

Në buzë ende ka mbetur shija,

E asaj puthje mjaltë- sheqer.

Ti s’i harron të miat puthje,

Orët e gjata të rrugës bërë,

Mos të të lija kurrë më lusje

Më thoshe, lule bisht- gërshërë…

Se vija – ikja ,si fluturat stinës,

Të lija shumë puthje rezervë,

Një dallëndyshe… nuk ikën tinëz…

Pa nisur një urie… grevë…

Ti s’i harron puthjet e mia,

Epshin e buzëve trëndafil,

Unë kurrë s’u hoqa Shën Maria…

Por dashurova veç ty bilbil.

Ti s’i harron puthjet e mia… Edhe të puthësh të tjera buzë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *