Për çfarë kishte shërbyer gjatë luftës ky vend që tani e mori emrin Kodra e UÇK-së

0

                  Rreth 20 mijë refugjatë, lanë shtëpitë e tyre, e ia mësynë fshatit Ngucat gjatë luftës në Kosovë.Këta ndiheshin me të sigurt në këtë fshat të Malishevës, ku po operonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Por, pavarësisht kësaj, nuk mungonin sulmet nga larg të forcave serbe ndaj civilëve të paarmatosur.Për këtë, edhe thirrja për ndihmë ishte e madhe.E dy dekada me pas, malet ku u strehuan pas luftës dhe ku luftoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, banorët e fshatit Ngucat, nuk i harruan.Organizatat e dala nga lufta në bashkëpunim me banorët e Ngucatit, mbi këtë fshat, vendosen tri shkronja, që mund të shihen nga shumë pjesë të Kosovës.Por, për çfarë kishte shërbyer kjo pikë, që tani e mori emri Kodra e UÇK-së?Helshani thotë se me të dëgjuar për vendosjen e akronimit UÇK, banorët iu përgjigjen pozitivisht këtij projekti.Edhe për përurimin e Kompleksit “Kodra e UÇK”, është zgjedhur një datë e veçantë.Ndërkohë, ani pse kompleksi është në ndërtim e sipër, duket se ka filluar ta tërheq vëmendjen e vizitorëve.Sipas organizatorëve, vetëm të dielën e kaluar, mbi 200 vizitorë ishin për ta vizituar këtë kompleks, ku po bëhen përgatitjet e duhura që vendi të shndërrohet në atraksion turistik.Ndërkohë e gjithë kjo, ka gjetur përkrahjen edhe të Komunës së Malishevës.Nga Komuna e Malishevës, thonë se kanë kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës, që vendi ku u vendosen shkronjat, të shpallet zonë me interes të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *