Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë

0

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzëViktima është i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1957.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë.“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai.Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë.Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *