Infermierët që u quajtën heronj në pandemi po mbesin në rrugë: Nuk ju vazhdohen kontratat nga Ministria e Shëndetësisë
Në kohën kur Kosova po përballej me krizën e pandemisë së coronavirusit një numër jo i vogël infermierëve kishin dalë vullnetarë që të ndihmojnë në spitalet e vendit që sadopak të japin kontributin e tyre shtesë.Stafit të rregullt shëndetësorë i erdhën në ndihmë më pas edhe 360 infermierë që atë kohë u angazhuar nga një kredi nga Banka Botërore për të punuar gjatë kohës kur vendi ynë po ballafaqohej me krizën e pandemisë COVID-19.Por disa nga këta heronj që për javë të tëra punuan pa u ndalë dhe pa i parë fare familjet e tyre, tash kur pandemia është në nivel tejet të ulët, po mbesin në rrugë, pasi nuk po ju vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.Një infermiere që është pranuar në punë në Infektivën e Gjakovës, emër i njohur për redaksinë e Reporteri.net ka thënë se atyre po ju ndërprehet kontrata dhe nuk dihet çfarë do të bëhet me fatin e tyre.Për këtë çështje sot ka dhënë një përgjigje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka konfirmuar se këta infermierë do të mbeten pa punë.Vitia tha se këta infermier janë punësuar pasi që ka pasur nevojë për ta dhe se nëse këtyre punëtoreve shëndetësor u është bërë premtim nga dikush se kontratat e tyre do të vazhdojnë dhe ata do të punësohen përgjithmonë i ka mushtuar.“Infermierit kanë pasur kontratë më bankën botërore dhe siç mund ta din nga marrëveshja ndërkombëtare nuk mund të kalojë këta infermier me buxhetin e Republikës së Kosovës. Nëse ju është bërë një premtime që ata mund të vazhdojnë mbas asaj kontrate që e kanë pasur ata janë mashtruar,”, tha Vitia sot para deputetëve.Ndërkaq kujtomë se këta infermier në lidhje më këtë kanë protestuar dy herë para Klinikës Infektive