Objekti i shtëpisë për të moshuar për qëndrim rezidencial besohet se brenda këtij viti përfundon

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi sot e bënë  vizitë në objektin e Shtëpisë për të Moshuar për qëndrim rezidencial  në lagjen “Dardania”,Ku  pas  disa  pengesave në këtë objekt  Kryetari  Haskuka  tha se ishim të detyruar tia ndërpresim kontratën e   fituesit të parë  të këtij projekti dhe tani  ia kemi dhënë  një kompanie tjetër e cila  po i kryen shërbimet dhe punët me shpjet se parashikimi, Kjo shtëpi rezidenciale  për të moshuar është për  24  orë dhe  me këtë formë bëhen dy mirësi, E para  ndihmohen  të moshuarit pa përkujdesje dhe së dyti hapen vende të reja pune për të rinj që i kryejnë shkollimet tha  kryetari  Haskuka. Drejtori islam Thaçi  tha se  me këtë intensitet që po punohet  besojmë se para kohe  do ta përfundojmë këtë  objekt  dhe  se  tani pas  rikontraktimit që kemi bërë kontrata është prej 167 mijë euro. Por njëherit  edhe presim që të ketë një numër  të  punësimeve staf që  do të përkujdesen për të moshuarit.. Në këtë shtëpi  rezidenciale për të moshuar pati disa  probleme  me  punëkryerësi i parë  dhe   tani   besohet se në shtator të  këtij viti  kjo shtëpi  do të hapet .Kurse  kodet  për punësim të punëtorëve  fillojnë nga  viti që  vije  u tha sot gjatë vizitës së këtij objekti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *