Në Prizren, aksidentohen dy fëmijë nga një kamion,njofton zëdhënësi Osmanollaj

0

                  Dy fëmijë të moshave 13 dhe 17 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot rreth orës 09:30 në Prizren. Rastin për Rtv Besa  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai  tha se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy çiklistë, ku këta të fundit janë dërguar në QKUK për trajtim. “Rreth orës 9:30, në rrugën transiti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy çiklistëve, ku dy çiklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan QKUK. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, tha Osmanollaj derisa  rasti  .lidhur me këtë  aksident tani më  nga  policia  po hetohet  .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *