E diela me penën e artë të poetes ;Lule Alidema
JAM LULJA E KËTIJ LLOJI
———————————–
Ndaç e mirë e ndaç e keqe,
ndaç e butë ndaç kryeneqe,
ndaç folë pak e ndaç folë shumë,
ky është lloji lules që jam unë.
Jam e shoqërueshme sa më s’ka,
di të qesh di të bëj shaka,
po kur lëndohem një të keqe kam,
shpërthej shpejt sikur vullkan.
Di të heshti di të dëgjoj,
di të them di të këshilloj,
e atëherë kur nuk i’a qëlloj,
di dhe falje të kërkoj.
Jam obsesive në një gjë,
punën në vend kryesor dua ta vë,
kurr nuk ngopem duke punuar,
këtë nga prindërit kam trashëguar.
Nuk dua askënd t’a lëndoj me qëllim,
nuk është pjesë e karakterit tim,
karakteri im nuk më zhgënjen,
as atëher kur dikush dëme më bën.
Nuk ka njeri pa gabime,
gjitha falen kur janë pa pretendime,
edhe unë mund të gaboj,
por mbi gjtha imja është se ndjenja dashurie di të dhuroj.
“E GJITHA PRA ËSHTË KJO,
TRËNDAFILE PA GJEMBA ASKUND NUK KA”
Lule Alidema/qendrapress,com/