Çaste poetike me poeten ;Fatime Kalimashi
LAMTUMIRË FAMILJA IME
(Shaban Kalimashi)
Lamtumirë e dashura nënë
Lamtumirë o vëllezërit e mi
Lamtumirë e dashur grua,ti o shoku im
Amanet fëmijët tanë kujdesu në vendin tim
E ju të dashura motra mua mos më qani
Dhimbjen dhe mërzinë bashkë me gruan time ndani
Të lutem nënë mos më lër fajtor edhe pse nga ikja padrejtësisht ta bëra
Kështu Zoti e paska shkruar ndarjen tonë kjo ishte e tëra
Fati jetës sime nuk ishte në dorën time
Deri sot moj e shtrenjta nënë
Kishte qenë e shkruar ëndrra e jetës time
Megjithatë jeta vazhdon,me dhimbje e mërzi
Oj nënë,jeta është e bukur pran syve tu janë femijët e mi
Një mesazh çdo prindi për ata që kanë mëshirë
Me femijët e jetimin të sillen si është më mirë
Ata kërkojnë vëmendje dhe shumë dashuri
Lotët e jetimit janë lëmoshë për mirësi
Fëmijët janë si lulet që çelin në pranverë
Mjafton buzëqeshja tyre të mbetet nepërherë.
O3. 7.2017
F.Kalimashi.