Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 8 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë shtatë persona janë shëruar kurse janë kryer 1.721 teste. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.