Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren që vlerën mund ta ketë mbi 1 milion euro

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zyrtarisht sot, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. qendër e cila u tha se do të plotësojë imazhin e plotë të Prizrenit si një nga qytetet e traditës dhe qytet ku jetojnë edhe komunitete turke , boshnjake RAE e të tjera. Fillimisht kryetari i komunës Mytaher Haskuka tha se duke ju falënderuar drejtorisë së Turizmit dhe zhvillimit Rural tashmë e kemi në finale projektin e Qendrës Turke e cila do të jetë në shërbim të komunitetit turk. Qendra do të ndërtohet në hapësirat e ish KFOR=it gjerman , në afërsi te lagjes’’Kurilla’’ dhe projekti final është se për këtë qendër do të investohen mbi 1 milion euro tha ai. Ministri Damka me këtë rast tha se ne si Ministri në këtë vit për këtë qendër kemi ndarë 50 mijë euro, e dihet se mjete ka ndarë edhe komuna e Prizrenit kurs edhe gjatë viteve tjera mjete do të ketë për këtë qendër dhe besojmë se tani më finalizimin e kësaj qendre do të mbulojë boshllëkun e pasi që shoqata e shoqëritë tjera artistike turke po zhvillojnë aktivitete nëpër disa v ende e kështu besojmë se do të për bashkohen.  Qendra turke u tha se nuk i përket asnjë lloj fushate, por tashmë ky është një finalizim i këtij projekti që besohet se gat vitit 2023 të përurohet./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *