Gjykata Speciale ka shkelur kodin e gjithë kombit shqiptar- Shkruan;Qazim THAÇI

0

Kombi  shqiptar  nëpër shekuj ka ruajtur rendin shoqëror, edhe  sipas  fjalës së  dhënë/Besës/, pastaj  ligjeve  kanunore,  apo  një  kodi të  pa shkruar,që  vetëm shqiptarët e kanë ruajtur si shembullin më  të mirë në  botë. Ai kod,  është  edhe  për mirë , por edhe për keq. Kështu  ka pasur raste kur edhe  ka pasur vrasje, por  është kërkuar  Besë  të marrin pjesë në varrim dhe  familjarët  i kanë lejuar , por  pas asaj ata  e kanë vazhduar  pastaj  armiqësinë, por ne  rastin e vdekjes  është zbatuar kodi i respektimit  për herë të fundit qoftë edhe nga  vrasësi. Por, befasisht tani  u pa se  Gjykata Speciale,  këtë kod  as që deshi ta marr parasysh, me rastin e  vdekjes së babait të Kadri Veselit, Kjo ka indinjuar besojë  secilin shqiptar, pa  marrë parash bindjet politike, por  këtë përshtypje  e kemi se dhe të tjerë i ka shqetësuar , sepse  Kadri Veselit nuk iu lejua  pjesëmarrja e në varrim të babait. Burimet tona  tashmë  bëjnë me dije se ata gjyqtarë kanë probleme të natyrave të shumta dhe as ligjet siç  duket  nuk duan ti zbatojnë  ashtu siç e kërkon edhe  kodi i vdekjes.  Nëse ata mund  të jene të  droguar  nga vetë droga  ose  të droguar nga etja e dënimit kjo  nuk duhet ti lejohet kështu. Këtë tashmë,  po na bind  mos-lejimi i  gjyqtarit  Smith  para  Kuvendit të Kosovës. Tashme  është  duke  qarkulluar në apel  për të  gjithë korin diplomatik  për SHBA  dhe  BE , se  pse  po ndodhë  kjo  neglizhencë me  Kosovën, nuk ka  viza , ende ne geto,  nuk ka mirëkuptim as edhe njerëzor  për vdekje!!!!!! Padrejtësisht mbahen çlirimtarët kazamateve të Evropës pa  asnjë  bazë . Të  gjitha  këto me nënshkrim të intelektualëve , artistëve do  të  u drejtohemi  organeve  më legjitime të  Botës Demokratike  për të se  pse vazhdon të mbrohet  agresioni i Serbisë , Prandaj,  duhet të ndryshojë kjo busulla ndaj Kosovës, Sepse   ende po vazhdoni ta mbroni  agresorin Serbinë  gjakatare, O njerëz të kësaj bote, Serbia  ishte e bëri  gjenocid në Kosovë, Pra ndaj  shihni realitetin e kësaj bote. Sot,ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja. Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkaq protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”. Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë. Nëse  kjo  protestë   do të neglizhohet së shpejti do të ketë  protesta masive  sepse  vërtetë  tashmë po shihet kosovarëve  u duhet të drejtat  më elementare njerzore/ qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *