Sot, e 23 vite më parë ranë në altarin lirisë dëshmorët Ylber dhe Albrim Fanaj

0

Sot e 23 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët Ylber e Albrim Fanaj, të cilat ishin për furnizim me armatim për Shtabin e Jeshkovës,, me këtë rast Shoqatat e dala nga lufta , familjarë dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Në emër të kryetarit të komunës së Prizrenit dhe komunës së Prizrenit ishin drejtorët ; Osman Hajdari dhe Agron Limani ,ku me këtë rast drejtori Osman Hajdari tha ‘’ Jemi këtu sot ne emër të kryetarit Haskuka dhe komunës që të rikujtojmë dëshmorët e kombit Albrim e Ylber Fanaj. Jemi këtu ne vendin e shenjtë,.Duke pa datëlindjet e këtyre dëshmorëve njëherit e shohim se sa e shtrenjtë ishte liria .’’tha ai. Isa Berisha sekretar i OVL –së së UÇK-së në Prizren, duke evokuar kujtimet për këta dëshmorë tha’’ Sot e 23 vite më parë Ylber e Albrim Fanaj ranë në altarin e lirisë derisa ishin për të marrë armë në Shqipëri për të furnizuar shtabin e Jeshkovës, Ata ranë për të mos vdekur kurrë tha ai:.Derisa bashkëluftëtari dhe kushëriri i dëshmorëve Malush Fanaj sot, edhe njëherë evokoi kujtimet e tija të cilat ende i ka të freskëta, Ato që nuk arrijë ti harrojë ishin kërkesat e këtyre dy tani dëshmorë Albrimi dhe Ylberi që të vinin më mua për armatim, Por unë për shkak të moshës së tyre të re nuk i morra, por ata e gjetën rrugën për të përjetësuar ,, tha ai plotë emocione dhe krenarie .Familjarët sot ndiheshin me plotë dhembje e krenari, andaj edhe vargjet nuk u kursyen për dëshmorët që tashmë kanë shkruar historinë e Kosovës me gjakun e tyre./Rtv Besa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *