Sa viktima,sa të prekur,e sa të shëruar do ti lexojmë si shifra në fund të pandemisë është globalisht në pikëpyetje

0

Prof.Amantina Pervizaj Kelmendi  lidhur me temën “A i duhet gjendja e jashtëzakonshme Kosovës”?pohon,-“ E kataklizma ka shpërthyer, jetët tona së bashku me të gjithë përbërësit kryesorë evolutiv gradualisht, po i nënshtrohen ndryshimit.

Në secilin aspekt jetësorë,do të ketë ndryshime drastike,në secilin spektër aktual do të pësohet negativisht,por më e keqja është në portë!

     Numër i madh i rasteve pozitive,edhe më i madh numri i atyre që neglizhojnë!

E gjithë situata duket se ka marrë kahjen e Ë uhanit të Ballkanit,presione individuale,grupore e mediale gjithandej thërrasin në SHPALLJEN E GJENDJES-

 ‘jo e zakonshme’ apo ‘ e jashtëzakonshme’ pandemike e që nuk ka si të jetë ndryshe,por një popull i tërë në kohë të civilizuar nuk vetëdijësohet me ‘kamxhik’a me ‘izolim’.

           Nuk duket se izolimi i ndali ndejat e takimet,e besa fshehurazi në hapësira pothuajse ngulfatëse manifestuam,u martuam,e kremtuam,u dëfryem,e një pakicë pothuajse e vogël u bind në rregulla- dhe krejt në fund kur turma u përzie shpërtheu e keqja që ‘unë personalisht’e prisja ngase në cilindo moment që do liroheshin masat do lirohej dhe virusi – nga rastet A-simptomatike,në rastet e Pa-Testuara,deri tek rastet me simptoma por të neglizhuara në kohë izolimi.

            Si një vajzë e rritur nga babai Mikrobiolog  jam rritur me nocionin-‘Në të keqen virusale ajri është përquesi më i mundshëm virusal’ ,prandaj qoftë edhe në intervale kohore të ndryshme frekuentimi në ambiente pothuajse të njejta me ‘bartësit’ bëri që pasojat të jenë kaq trishtuese për ne si popull e sidomos si gjeneratë të traumatizuar ndër shekuj!

           Sa viktima,sa të prekur,e sa të shëruar do ti lexojmë si shifra në fund të pandemisë është globalisht në pikëpyetje por varet nga individët dhe vetëdija e tyre,si dhe duke mos lejuar që një monstruozitet politik të reflektoj në spektrin shëndetësorë në llogari të jetës sonë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *