Gjendja e jashtëzakonshme është më tepër kategori kushtetuese dhe politike dhe nuk është masë e popullarizuar

0

         Munir Basha  ish zv, Ministë r, lidhur me temën “A i duhet gjendja e jashtëzakonshme Kosovës”?pohon  -“Që nga fillimi i pandemisë,çështja e gjendjes së jashtëzakonshme ose është politizuar ose, është përcjellë me konspiracione të ndryshme.

  Por,nëse lirohemi nga këto ngarkesa të panevojshme,gjendja e jashtëzakonshme është një masë joadekuate dhe shumë e kushtueshme për tejkalimin e gjendjes me pandemi.

            Alternativa e gjendjesë së jashtëzakonshme është që Qeveria e Kosovës të intensifikoj  fushatën vetëdijë suese për respektimin e masave mbrojtëse nga Covid-19.Pos kësaj,qeveria jonë duhet të siguroj mjetet e nevojshme mbrojtëse,sikurse janë maskat,dorëzat,dezinfektantët e ndryshëm dhe mundësishtë në masë sa më të madhe të  shpërndaj falas qytetarëve,duke kërkuar respektimin strikt të tyre.

          Pë r ata që në këto kushte nuk i respektojnë këto masa të parasheh edhe ndëshkime monetare etj.Por,paralelishtë me këto masa,qeveria e vendit duhet në mënyrë imediate të  ndërmarrë veprimet e nevojshëm për miratimin dhe jetësimin e Pakos fiskale dhe të rimëkëmbjes ekonomike të paralajmruar në fillim të marrjes së detyrës nga kryeministri Hoti.

     Shuma e përfolur nga 1 miliardë e 200 mijë euro,qoftë edhe për një periudhë dyvjeçare sa parashihet të jetësohet,paraqet një faktor shumë solid për mbrojtjen nga katandisja e ekonomisë së vendit edhe ashtu të brishtë.Në këtë mënyrë,qeveria e vendit do të ndikoj në mënyrë direkte edhe në rritjen e disiplinës qytetare për respektimin e masave të domosdoshme për mbrojtje nga pandemia.

            Pra,me masa konkrete si këto dhe të ngjashme,qeveria mund të prijë me sukses betejën kundër pandemisë.Gjendja e jashtëzakonshme është më tepër kategori kushtetuese dhe politike dhe nuk është masë e popullarizuar tek masat e gjëra qytetare!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *