Ky është i riu që mbeti i vrarë në Viti, para pak dite erdhi nga Zvicra
Vitia është tronditur nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.Indeksonline mëson se viktima është A.Rama.Raportohet se i riu jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër.Nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.Rastin për Reporterin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.