Prizreni – Me arrogancë dhe dembelizëm drejt degradimit- Shkruan ;Drenusha Zajmi- Hoxha
Nuk e di a ka, dhe a ka pasur papërgjegjësi më të madhe në ( jo) drejtimin e Komunës, sikur kjo që po ndodh sot në Prizren.Qyteti që (dikur) ishte i njohur e i famshëm për bukurinë, pastërtinë, rregullin, kulturën dhe traditën e tij, sot është shndërruar në një gërmadhë të lënë anash, e cila rënkon e pafuqishme për ta ndryshuar gjendjen e saj.
Hallo, ju atje në krye, qysh jeni,a po lodheni najsend? Qysh po ju dukemi ne këndej poshtë, a po shihemi a jo? Më duket më shumë energji keni shpenzuar duke i sulmuar qytetarët që po ju kritikojnë për dembelinë dhe joguximin tuaj, se sa që keni punuar diçka. “ Mshilja gojën qetij a qesaj, se po fol shume”! Pashe familjen. Prit se po tutna. T’ishit kaq “trima e trimëresha sa jeni neper “fejsbuqe” , ju kishim pa hajrin me teper. Po ku po na ndin bre a jeni Vv a Pdk a ldk a hamam? Cka po mërzitem a po loboj a po kritikoj, qysh doni quajeni, sa here qe flasim per pune ose maskarrelleqet tuaja?Po hajde po ia nisim pak si me “ kollajllek”.
Shëtitja e mbrëmjes, e cila ishte “brend” për Prizreni, tani është një makth për secilin qytetar ose vizitor , banues apo turist. Si t’ia nisësh prej punimeve katastrofale pa kurrfarë plani dhe “ tajmingu”, rrugë të shkatërruara në pikun e sezonit turistik, plehra të hedhura skaj secilës pemë ( më ka ndodhur qe njëherë ti shoh edhe skaj çeshmeve në Shatërvan), fishekzjarrë pa kontrolle, komunikacion i paralizuar , asnjë polic trafiku, zhurme natën, njerëz të frustruar, mungesë parkingjesh e trotuare të uzurpuara qofte me ndërtime, qoftë me tavolina.
Ku mbeti guximi juaj arrogant? Pse po lejoni dikush me e zgjerua trotuarin deri ne midis te rrugës, apo nje pronar shtëpie me e mbajt peng nje autostrade, apo mos me pase guxim me e startu Parkun e Biznesit?
Sheshi te Lidhja, muhabet në vete. Prej atyre pllakave palidhje të llojllojshme ne toke – në pamje dhe vendosje, kanaleve të panevojshme mbushur pleh, shtatoreve pa shije dhe nivel, gropa e hapur ( gjoja arkeologjike) me vite…
Ndërsa objektet e lashta qe i kemi, total pa përkujdesje, rinovime, rregullime. A mendoni ne turizmin, diasporën, festivalet…
Dokumentet: Nxjerrja e letërnjoftimit, zgjatja e patentes ose pasaportës – opa!- rikthim ne vitet e 80-ta! Turme njerëzish pa maska , ne nje objekt parahistorik pa oksigjen, bebe e pleq qe presin me ore dhe punetore ne sportele qe punojne ne kushte tmerruese.
Ere djerse , myku e ngrohtësi e tmerrshme njekohesisht! Barbare bre!
Merrni more mësim prej Ferizajit a Suharekës a dikuj që po bën ndryshime e po punon si sahati. Çka hamami bëtë ju? A jeni bre normalë me pasë plane për alla kujunxhi me pushka e alltia– e do zanate të harruara, në vend se me punu për nënkalime, mbikalime, ndërtime shkollash, pasurim bibliotekash, zgjërim rrugësh, pastërti.
Së paku një strehimore dinjitoze për qentë e braktisur ta kishit ndërtuar. Dhe jo me qëndrim të përkohshëm ku i kishit vra, por ku ishim kujdesur për ta si shoqëri.
Lumi, vija kryesore e qytetit, në pikën qendrore “ mirëpret” kanalet me ujëra të zeza që derdhen në të, plehërat, si dhe ndarjen me gurë sipas qejfeve të mullixhijve dhe hallexhinjve tjerë.
Ku mbet teleferiku? Biblioteka? Qendra rinore? Shkolla? Mbikalime, nënkalime?Kuzhinë popullore? Parku i Biznesit?Ndonjë kopsht fëmijësh, qendër pensionistësh? Something?
Nuk mundeni gjithmonë me u lavdëru vec me analiza te reja mjekësore, zhvendosje kiosqesh e do gropa të hapura e mbyllura me tulla. Mos na ofendoni me këtë.
Dhe keni aq shumë snobë mes jush sa nuk po duroheni. Më së keqi është kur secilit qytetar kritikues , i del ndenjë fiqfiriq/e ,me diplome ne vend të pampersit, dhe provon t’ia mbylle gojen me “ hajt se ti s’merr vesh,” ose “ une kam kry shkolle” ti merru me cka ki kry. Loqka, ti mundesh me kry masterin ose vec sarillekun, por dikush i ka kry para teje dhe secili merr ajer, ece, jeton, shikon dhe punon ne kete vend, plus paguan qe ti me e marr rrogen ne vendin e punes, ku po ashtu ke hy permes tunelit partiak ose familjar. Keshtu qe, baju dhe puno. Mos na tesh me ate ” dije” qe nuk po e fut ne pune askund.
Dhe jo, nuk paguhem as prej pdk- se, as prej kerkujt, por prej punës time, prej te ciles paguhesh ti. Tmerrohem prej ndjenjes qe me ka kapluar koheve te fundit- dëshirës me u shpërngulë nga Prizreni. Me vite me kane pyetur pse nuk jetoj ne Prishtine ose diku tjeter, meqe veprimtaria ime lidhet me keto qytete. Por gjithmonë kam thene se prehjen e kam ne Prizren. Por jo ma, dhe kjo eshte sepse ju po e ngacmoni qetësinë shpirtërore dhe fizike te secilit qytetar, qe nuk është militant i verber me ju duartrokite sa here e mbyllni nje grope, anise ajo eshte puna juaj.Ama ne anen tjetër, kush dreqi je Ti ose Ju qe ia jepni vetes te drejtën me e degradua qytetin dhe qytetarin deri në këtë derexhe? A din cka domethënë me punu, me qenë afër njeriut, rrugës, mirëqenies? A e dini çfarë domethënë me qenë udhëheqës i qytetarit të lumtur?Me e be historine? Me lene gjurme te mire? JO nuk e dini sepse ju e keni bërë të lumtur vetëm atë që e keni punësu për qejfe tuaja.Snobizmin, pallavrat, arrogancën dhe mendjemadhësinë leni te pragu i derës suaj kur dilni nga zgafellet e dembelisë. Le që nuk ju pijnë ujë, por po dukeni të neveritshem.Kerkush nuk po ju tutet dhe askush nuk i ha kopallat tuaja. Kështu qe, o grahini by’ve o bajuni.!Intelektuale e eksperte me letra kemi boll. Le te flet vet puna juaj. Edhe ashtu nga fjalimet s’po ia keni haberin, vec krra krra si çafkat ne dege./Marrë nga Facebook-u/