Simpoziumi në Greqi për Kurtin është më me rëndësi se jeta e mijëra Deçanasve.- Shkruan; Flurim Brahaj

0

                                Tani kur rasti i të helmuarave ne Deçan i kaloi pritjet e caktuara të infektimeve. Sepse për fat të keq numri i tyre kaloi mbi 1500, vazhdimi i qëndrimit të kryeministrit Kurti në Greqi jep për të kuptuar se Kurti ka pak interesim për qytetarët e Kosovës.

   Ne po përmendim dy apo tri raste. Ajo që dihet e para është se Greqia ishte dhe vazhdon të mbetet mike e ngushtë e Serbisë. E dyta aleanca Greke-Serbe është e hershem po është edhe aktuale. Prandaj qëndrimi i kryeministrit Kurti atje, edhe kur numri i të infektuarave po kalon 1500 jep për të kuptuar se është duke u përzier diçka e rëndë ose për fat të keq po na kujton një ish- kryeministër Fatos Nanon.

Takimet enigmatike jopublike japin për të kuptuar se Kurti ka zgjedhur Greqinë para jetës së kosovarëve. Një thënie e vjetër kroate thotë ‘’ Çuvaj se grka  i kada darovenose’’ kjo thënie e vjetër kroate do të thotë se Albin Kurtit tanimë i ka mbetur kohë që të mos luaj me fatin e Kosovës duke qëndruar jashtë shtetit derisa mijëra fëmijë e gra, burra e pleq i infektohen.

Pa dashur dhe pa paragjykuar se çfarë lloj helmimesh janë dyshimet në ndërdijen e shqiptarëve çojnë pikërisht te Serbia. Po, mirë është të presim analizat e pastaj ta themi realitetin e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *