Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, është marr vendim që të shtohen masat shtesë pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se gjendja po rëndohet.
Kryeministri tha se në mbledhjen e Qeverisë do të vendosen edhe për masa shtesë të propozuara nga IKSHPK dhe Ministria e Financave.
“Menjëherë sot do të votojmë një listë të gjatë shtesë të propozuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Financave ka dhënë 9.2 milionë euro.”
Masat shtesë që do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë do të jenë më shumë me rigoroze.
“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marr disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare. Skenari i parë shtimi i disa masave dhe seknari i dytë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti.