Nagavci ka një kërkesë për mësimdhënësit: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të vaksinohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm për vitin shkollor 2021/22, që  po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike.“Ne jemi duke planifikuar që vitin shkollor 2021-2022 ta fillojmë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar”, ka thënë Nagavci, në një postim në Facebook.Ajon thotë se “dëmet e shkaktuara në arsim nga pandemia janë evidente dhe shumëdimensionale prandaj, na duhet mobilizim i të gjithëve që të arrijmë përmirësim të gjendjes dhe rezultatet e synuara”.“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimorë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta”.Më tej ajo ka shkruar se “vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim”.“Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksinuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *