Ka ikur në amshim mësimdhënësi Arsim Kërhanaj,ngushëllon kryetari Haskuka dhe drejtoresha Vezgishi

0

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e drejtorit të SHFMU ”Shtjefën Gjeçovi” në Zym, Arsim Kërhanaj.  Arsimi kosovar gjithmonë ka pasur njerëz profesionistë e të përkushtuar, i tillë ishte edhe drejtori tashmë i ndjerë Arsim Kërhanaj, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi arsimit shqip e që nuk mungoi as në kontributin e viteve më të vështira të arsimit shqip-atë të viteve të 90-ta, periudhë kjo nga më të vështirat në arsim, për të cilat gjenerata të tëra i janë mirënjohës kontribuuesve si puna e Arsim Kërhanajt dhe mijëra mësimdhënësve të tjerë.

Të gjithë ne që e kemi njohur, ai si mësimdhënës dhe si drejtor ishte një personalitet i përkushtuar, i dashur, i urtë, i pranueshëm dhe pozitivist për të gjithë; kështu edhe do te mbetet në kujtesën tonë drejtori Arsim Kërhanaj. Shpirti i tij pushoftë në paqe!

Me këtë rast, në emër të DKA-së dhe kryetarit Haskuka, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, mësimdhënësve, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Kryetari Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e  DKA-së  Xhemile Thaçi Vezgishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *