Çaste poetike me poeten;Brixhilda Dede
KUJTESE
——————————
Peshën e pandjeshme te duarve tende ndiej,
Kur flladi mëngjesor flokët me ledhaton
Rrezja diellore thyer mbi supe e gushe
Me buzëqeshjen e ledhatimin tënd me ngjason
Aroma e luleve ndier pas vese
Me arome dashurie
qe shpirtin pushton, me përkon
Krejt, e pafuqishme,
Mbi butësinë e befasinë misterioze, arsyen dhunoj
Atëherë, përvëlohem,
Dua te përpij praninë tende
Ashtu si ne një dite te nxehte
Toka thith shiun me etje e avull lëshon