Në prag të dorëzimit të listave për garat e 17 tetorit 2021,partitë politike në Prizren janë me këto gjendje

0

           Tani kur  më kanë mbetur edhe pak ditë deri  të hënën  kur është afati i fundit  për të dorëzuar  listat e  kandidatëve  që  do të  garojnë për garat komunale  të 17  tetorit 2021  në  komunën e  Prizrenit  partitë kanë  aktualisht  këtë  gjendje.  Burime nga VV konfirmojnë që nesër ose  më së largu  pasnesër konfirmohen të gjitha kandidaturat si dhe bartësi i listës, Kurse  ky subjekt  politike ende zyrtarisht as  kandidatin  për kryetar të komunës nuk e  ka bërë zyrtar.

Edhe  PDK sipas  shefit të shtabit  zgjedhor Kujtim Gashi,  deri pasnesër  nuk e ka  gati  përfundimtare  listën e kandidatëve e as nuk e ka   përfundimtare  bartësin e listës  sepse tashmë janë në negociata  për  këtë gjë tha  për Rtv’’ Besa’’ Por  kandidati  për  kryetar  komune  është  i konfirmuar më herët  e ai është  Shaqir Totaj. Derisa  zyrtarja për informim  nga  LDK Afërdita Morina  Bifar e konfirmoi  se  do të  garojnë me 45 kandidatë, por ende se kanë  përfundimtar bartësin e listës  e ajo pohoi se ai nesër  do të  publikohet. Nga  AKR  sipas  burimeve  brenda kësaj  partie  siç  pohoi  kryetari i AKR dega në Prizren Afrim  Tejeci tha se ende  janë duke  punuar  dhe  dega  e  AKR-së në Prizren do të garon me 41kandidat Me vendimin e kryesisë është caktuar për bartës liste Msc Afrim Tejeci. Përderisa  Ilir Baldedaj ka  konfirmuar  për Rtv Besa se  AAK do të  garon në këto zgjedhje më  45  anëtarë dhe  bartës i listës është Kryetari i Degës Lulëzim Kabashi ka thënë ai . Por  kjo degë  ende  nuk e  ka  caktuar  kandidatin për kryetar të Komunës  ose mund të  mbetet    z. Kabashi edhe si kandidatë i mundshëm. Kurse  kandidati i Nismës , Zafir Berishs   tregon se  Nisma  do të garon me 45 kandidatë për asamble, bartës i listës  është  Zafir Berisha si dhe  kandidatë  për  kryetar të Komunës   . Tani më sot  ka shumë  profile  në  Fb  që  po prezantohen  ose vetë  ose  nga  nëndegë se  kush do të  garojnë  për  asamble  nga subjekte  politike. Partitë  si KDTP dhe ato  Boshnjake  e  të  RAE,  besojë  deri të hënën  do ti bëjnë  gadi të  gjitha listat  për të  garuar në këto zgjedhje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *