29 fëmijë nën 10 vjeç u infektuan me Covid gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

0

               Me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19, janë rritur edhe shifrat e fëmijëve të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë, në raportin e fundit 24-orësh njofton se nga 9.169 testime, 1 mijë e 370 kanë rezultuar pozitive .Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një viktimë, ndërsa një numër shqetësues i të infektuarve janë fëmijë. Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se nga 0 deri në 9 vjeç janë infektuar 29 fëmijë brenda një dite. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *