Bashkatdhetarët tanë kërkojnë që në Prizren ta kenë një vendtubim të tyre
Pas dy vitesh mungese në atdhe bashkatdhetarët tanë kanë kërkuar që ata kur të vijnë këtu në Prizren, ta kenë një vendtakim të përbashkët, ata kërkojnë vetëm një sallë , kurse renovimin , mobilimi dhe mirëmbajtjen e asaj salle do ta bëjnë ata vetë, këtë e kërkojë së pari që të takohen aty të çmallen në atdhe si dhe ti bëjë promovimet e librave apo të arritjeve tjera,,Këtë iniciativë e filluan dy bashkudhëtare ; Shpresë Zurnaci,poete që është martuar në Turqi si dhe Fatime Kalimashi e punësuar në Zvicër, Ato premtuan se këtë kërkesë fillimisht do tua parashtrojnë organeve kompetente komunale ,pastaj nëse nga ata nuk do të gjejnë përkrahje do të gjejnë rrugë tjera alternative për ta bërë këtë. Gjurmëve të kësaj ideje në kimi kontaktuar edhe një numër të madh bashkatdhetarësh tanë të cilët e kanë mirëpritur këtë ide, Ata njëherit kanë shkuar edhe më larg duke thënë se edhe mund të mbledhin ët holla dhe të ngrinin një sallë të tillë më emrin salle atdheut. Këtë ide ne do ta ndjekim edhe në të ardhmen për të se a do të bëhet realitet një kërkesë dhe nevojë e këtillë./qendrapress.com/