E diela poetike me poeten: Lule Alidema

0

KAM MALL

————————–

Kam mall të shëtis

Ay ku toka gjemba nuk ka

Aty ku ndjehet aromë e luleve

Aty ku syri kthjellohet me pa

Kam mall të takoj miqësi

Të flasë e të qeshi pa hile

Aty ku fjala nuk keqkuptohet

Aty ku njeriu mirëkuptohet

Kam mall të shoh njerëz të qeshur

Kam mall të shoh njerëz të dashuruar

Aty ku ndjenja buron

Nga zemra e plotësuar

Kam mall të dëgjoj shushërimën e ujit

Aty ku rrjedh e buron

Aty ku shushurinë uji

Aty që shpirtin e mendjen qetëson

Mall…mall për shumëçka

Vallë njeriu shumë dëshira ka

Nuk është dëshirë por është mall

Që ditë e më shumë po i mungojnë njeriut të

gjallë….

Lule Alidema

17.08.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *