E diela poetike me poetin;Sahit Osmani
UDHËS SË GABUAR
———————————
Udhës së gabuar pata humbur
dashuri dhelparake më joshte
si merimanga n’rrjetë zë gjahun
me kthetra prej skifteri më zuri
Askush nuk ia vuri re grackën
i binte një vegle dhe këndonte
si kokë kafshe vetja më dukej
mendoja se donte të më hante
Shtirej se kishte synime fisnike
për të arritur deri te qëllimi
dalngadale filloi t’më helmonte
jetën time,- dhe të ardhmen
Mora guxim t’i kërkoja lirimin
të hiqja dorë nga udhë e gabuar
si kusht, ajo kërkoi shpërblimin
që një herë ia pata premtuar!