Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Ç’doja unë!
————————–
E kam dashur babain, deputet
të ligjëronte në sallë kuvendi.
Po kur zura vetes ti shes mend
më kanë vlejtur fjalët që më gdhendi.
E kam dashur nënën, avokate
të traktonte dosje në gjykata.
Po kur ndoshta mëndja hallakatej
m’u desh nëna me ligjet e pakta.
E kam dashur shtëpinë rezidencë
të ma kishin zili perënditë.
Kur më falin dashuri fëmijët
pasurinë, nuk ma shohin sytë.
I kam dashur këto e të tjera
që të thoja, vdekje nuk ka kurrë!
Panteon i vlerës që mban jeta
kur vjen fundi shkruhet mbi një gur.
/QendraPress/