Afganëve të strehuar në Kosovë nuk u lejohet dalja nga kampi ku po qëndrojnë

0

Afër 1000 është numri i personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan që janë strehuar përkohësisht në Kosovë, deri tani. Derisa 161 shtetas afganë janë vendosur në bazën ushtarake amerikane Bondsteel, pjesa më e madhe janë strehuar në ish-kampin e Bechtel Enka Vetëm për grupin e parë prej 111 afganësh, që zbarkoi në Prishtinë më 29 Gusht, u organizua pritje shtetërore me praninë e mediave – ndërsa filmimi u lejua nga një distancë e kufizuar.Për dallim nga Shqipëria, institucionet e Republikës së Kosovës, por as ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deri tani nuk kanë lejuar filmimin në afërsi apo brendësi të këtyre dy kampeve.Institucionet vendore nuk kanë treguar nëse në mesin e të strehuarve ka persona nga kategori tjera, përpos atyre që kanë punuar për NATO-n dhe SHBA-në.E po ashtu, as arsyet se pse të strehuarve nuk po u lejohet dalja nga kampet.Në një përgjigje për ATV-në, Ambasada Amerikane, teksa flet vetëm për të strehuarit në kampin Liya në kuadër të bazës ushtarake Bondsteel, përmendin sigurinë si shkak për këtë vendim.“Për të siguruar shëndetin dhe sigurinë mysafirëve afganë dhe mikpritësve kosovarë, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar që afganët e strehuar përkohësisht në Camp Liya duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tij, derisa ekipet ndërinstitucionale amerikane po punojnë për të përfunduar procesimin për hyrjen e tyre në Shtetet Bashkuara ose zhvendosjen në ndonjë vend të tretë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.Të strehuarve, njofton Ambasada, do t’u ofrohet edhe edukim dhe trajnime.“Ne po ndërmarrim hapat e nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm në Camp Bondsteel, përderisa po vazhdon procesimi i nevojshëm për këta individë. Kjo përfshinë qasjen në hapësirat rekreative dhe fetare. Për me tepër, ne jemi duke shikuar mundësitë për partneritet me organizatat jo-qeveritare dhe shoqërinë civile për të ofruar edukim dhe trajnime për fëmijët dhe të rriturit afganë, varësisht nga koha e qëndrimit të tyre në Camp Liya”, thuhet tutje në përgjigje.Ruajtja e identitetit të personave të strehuar, për shkak të angazhimit të tyre të Afganistan është arsye për mbajtjen e tyre të mbyllur në kamp dhe moslejimin e filmimeve brenda, thotë Avni Islami, doktor shkence në fushën e sigurisë.Duke përmendur se i gjithë procesi po zhvillohet në konfidencialitet, eksperti tjetër i sigurisë Drizan Shala thotë se personat e strehuar po mbrohen për shkak rrezikut nga ekspozimi i tyre dhe angazhimit të tyre eventual në të ardhmen.Javë më parë, Ambasada Amerikane hodhi poshtë raportimet e mediave në SHBA se në Kosovë mund të dërgohen shtetas afganë, të cilët duhet t’i nënshtrohet verifikimit të mëtejmë për shkaqe sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *