Kosova dhe Britania nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si trajnimi i përbashkët, angazhimi operacional dhe shkëmbimi i praktikave më të mira. Mehaj, i cili po qëndron për vizitë treditore në Britani të Madhe në një postim në Twitter ka thënë se marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Forcave të Armatosura.Lidhur me këtë ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, u shpreh se Kosova është një partner i çmuar i mbrojtjes dhe Britania do të vazhdojë të punojë ngushtë për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor.“Ishte fantastike të nënshkruaj një marrëveshje historike sot, e cila na vë themelet për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin tonë”, tha ai.Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ministri Mehaj do të takohet me autoritetet më të larta në Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik

Leave a Reply

Your email address will not be published.