Osmani në Gjermani: Epilogu i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërkuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, ku tha se “njohja reciproke duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë Serbi.“Lidhur me për procesin e dialogut me Serbinë, ritheksova se rezultati përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues në Kosovë, sikurse edhe e kufijve të tashëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.Ajo po qëndron në një vizitë zyrtare në Berlin, ku po takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë.“Vlerësova lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe e konfirmova përkushtimin tonë për thellimin e raporteve kosovaro-gjermane”.“Sa i përket iniciativave rajonale, theksova se Procesi i Berlinit është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar çdo ide tjetër që synon vonimin e integrimit në BE dhe është në shpërputhje me parimin e gjithëpërfshirës”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *