Krasniqi: Modeli i përçarjes që Kurti e ka mbjellë në skenën tonë politike, nuk besoj se duhet të jetë model i së ardhmes

0

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka folur në lidhje me sjelljen që partia e tij ka në çështjet e rëndësishme të vendit, ndonëse gjendet në opozitë.I ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV, ai tha se modeli i të bërit opozitë nga kryeministri, Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është një model që duhet ndjekur dhe nuk është një model i së ardhmes, por se duhet të mbetet si një model i të kaluarës.“Modeli i Kurtit nuk është model që duhet ta ndjek kushdo qoftë në Kosovë. Modeli i përçarjes që ai e ka mbjellë në skenën tonë politike për vite me radhë, nuk besoj se duhet të jetë model i së ardhmes, është model i të kaluarës. Për këtë arsye unë nuk do të jem asnjëherë njeri që për çështje të rëndësishme do të mbaj hatër dhe inate pse nuk është përgjigjur ai dhe të mos i përgjigjemi ne. Në fund të fundit më me rëndësi sesa partitë politike është shteti dhe janë institucionet,” – u shpreh Krasniqi.Sipas tij, modeli opozitar të cilin e ka instaluar Lëvizja Vetëvendosje ka qenë një model agresiv dhe një model mohues.“Më vjen keq që në dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vitet e fundit, modeli opozitar në Kosovë ka qenë modeli i Vetëvendosjes dhe ky model në sytë e qytetarëve në përgjithësi ka qenë një model agresiv, një model mohues, i cili ka zhvlerësuar çdo gjë që është arritur në Kosovë dhe ka mohuar çdo veprim, edhe atëherë kur ka qenë në interesin kombëtar,” – tha ai.Krasniqi shtoi se PDK-ja nuk e ka në traditën e vet në qasje të tillë dhe nuk do ta ketë as tani me të si kryetar.“Partia Demokratike nuk e ka në traditën e vet një qasje të tillë, nuk e ka pasur asnjëherë dhe nuk do ta ketë as nën lidershipin tim. Ne do t’ia bëjmë opozitën Kryeministrit Kurti sepse janë me dhjetëra tema, me qindra tema për të cilat duhet të flasim”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *