Protesta organizuar nga OVL e UÇK-së sipas policisë përfundoi e qetë.

Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë sot, ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. Tubimi filloi në orën 12:00, ndërsa në të morën pjesë mijëra qytetarë. Gjatë protestës u mbajtën disa fjalime, ku pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Lidhur me këtë protestë .Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e cila është mbajtur sot , duke e njohur të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, sipas detyrës zyrtare është angazhuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe vet protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestës të kalojë e qetë dhe pa incidente.
Mijëra protestues pas tubimit dhe pas mbajtjes së disa fjalimeve, përmes të cilave janë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, në orën 12:40 protesta ka përfunduar e qetë dhe pjesëmarrësit janë shpërndarë, përderisa njësitë policore kanë vazhduar me detyra sipas planifikimeve operacionale.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuarrendin dhe sigurinë publike, siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktiviteteve vazhdojnë të mbesin prioritet i Policisë së Kosovës.